Overview
Specialisti/e në Divizionin e Administrimit te Kredise Jobs in Tirana, Tirana, Albania at HR Studio by Benilda Simaku
Title: Specialisti/e në Divizionin e Administrimit te Kredise
Company: HR Studio by Benilda Simaku
Location: Tirana, Tirana, Albania
Company Description HR Studio by Benilda Simaku is a human resources consultancy focused on connecting employers with qualified professionals in Albania and the broader region. The firm supports organizations in building strong teams through targeted recruitment, structured selection processes, and tailored HR solutions. HR Studio emphasizes professionalism, integrity, and transparent communication with both clients and candidates. Joining a role through HR Studio means working with employers that value quality, performance, and continuous development. The organization is committed to fair, inclusive hiring practices and supporting long-term career growth.
Role Description The Specialisti/e në Divizionin e Administrimit të Kredisë will manage and administer credit-related processes, ensuring accurate documentation and compliance with internal policies and regulatory requirements. Day-to-day tasks include reviewing and processing credit applications, verifying client information and supporting documents, updating and maintaining credit records in relevant systems, and monitoring payment schedules and outstanding balances. The role also involves preparing periodic reports, collaborating with other departments to resolve credit issues, and communicating clearly with clients regarding credit terms and obligations. This is a full-time, on-site role based in Tirana, requiring consistent presence and close coordination with the local team.
Kërkojmë një Specialist/e në Divizionin e Administrimit të Kredisë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për administrimin dhe kontrollin e proceseve që lidhen me disbursimin dhe menaxhimin e kredive.
Pozicioni kërkon eksperiencë të mëparshme në sistemin bankar, njohuri të produkteve të kredisë, veçanërisht Personal Loan & Mortgage, si dhe aftësi për të administruar me saktësi dokumentacionin dhe të dhënat e kredive në sistemet bankare.
Pozicioni është full-time, on-site në Tiranë.
- Përgjegjësitë Kryesore
- Kontrollon dokumentacionin e nevojshëm për disbursimin e kredive, në përputhje me procedurat dhe kërkesat e bankës.
- Regjistron dhe përditëson në sistem të dhënat e kredisë sipas kontratave dhe dokumentacionit përkatës.
- Kontrollon dhe regjistron transaksionet manuale në sistemin e bankës që lidhen me amendimet e kontratave të kredisë.
- Administron në sistem ndryshimet që lidhen me normën e interesit, afatin e kredisë, zëvendësimin e kolateralit, shlyerjet e pjesshme dhe shlyerjet totale të kredive.
- Siguron saktësinë dhe plotësinë e të dhënave dhe dokumentacionit të administruar.
- Bashkëpunon me strukturat dhe departamentet përkatëse për mbarëvajtjen e proceseve të administrimit të kredive.
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprorët, brenda fushës së aktivitetit të Divizionit të Administrimit të Kredisë.
- Kualifikimet e Kërkuara
- Arsim i lartë; preferohet diplomë në Ekonomi, Financë, Juridik ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë pune në sistemin bankar.
- Njohuri të mira të produkteve të kredisë, veçanërisht Personal Loan & Mortgage.
- Njohuri të mira të dokumentacionit të kredisë, përfshirë kontratat e kredisë dhe marrëveshjet që lidhen me to.
- Njohuri të mira të sistemeve kompjuterike të përdorura në sektorin bankar.
- Përdorim i mirë i paketës MS Office, veçanërisht Excel dhe Word.
- Aftësi të mira organizative, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Aftësi për të punuar me përgjegjësi dhe konfidencialitet me dokumentacionin bankar.
- Çfarë Ofrojmë?
- Mundësi për t’u bërë pjesë e një institucioni bankar të konsoliduar dhe profesional.
- Ambient pune bashkëpunues, profesional dhe dinamik.
- Mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë.
- Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e aftësive profesionale.
- Mundësi për të zgjeruar eksperiencën në administrimin dhe operacionet e kredive brenda sistemit bankar.